Pas postimit të kreut të opozitës Lulzim Basha në Twitter, vjene dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Shefi i qeverisë, po përmes një postimi në Twitter, teksa i drejtohet Bashës, duke i thënë se është faj dhe krim të nxisësh panik me të pavërteta.

“@lulzimbasha_al ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!

Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik,se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor!”, shkruan Rama në Twitter.

Image

Më herët Basha dhe PD akuzuan qeverinë se kishte shpërndarë 1.2 milionë maska mbrojtëse të skaduara, fakt ky që u pranua edhe nga  vetë Rama gjatë mbledhjes së qeverisë, sipas të cilit, kjo gjë nuk i bën të rrezikshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu