Rama nuk është më fans i Juventusit? Pyetja lind pas daljes së tij të fundit në përurimin e ambienteve të reja të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, kreu i shtetit shqiptar, i cili e ka bërë të ditur prej shumë kohësh tifozerinë ndaj Juves, është shfaqur me xhup që mban logon e Bayern Munich.

Kryeministri njihet si një fans i sportit, e veçanërisht futbollit.

Ai ka marrë edhe një dhuratë nga skuadra e Juventusit të Italisë, fanellën me numrin 3, që simbolizon mandatin e tretë të fituar nga partia e tij.