Pak ditë pasi Edi Rama promovoi teknologjinë 5g në Tiranë, ka ardhur edhe reagimi i ambasadëa së SHBA që kundërshton operatorët që përdorin teknologjitë kineze.

Burime të sigurta bëjnë me dije se Rama u kishte premtuar amerikaneve 5G.

Por orientimi i tij nga miqtë kinezë duket se i ka ndryshuar mendjen. Por edhe i refuzuar nga politika amerikane ai po kërkon që perveçse tu bëjë karshillëk, të rrezikojë seriozisht edhe ekonominë shqiptare që pothuajse e ka çuar në kolaps total..

 

Premtim per teknologjinë 5g për amerikanët Edi Rama do e bënte realitet me takimin me Trump në New York.

 

Për këtë arsye kishte marrë me vete edhe ministren Belinda Ballukun. Por duke qenë se presidenti Trump nuk e priti ne takim, Rama vendosi qe kete teknologji të ua jape kinezeve.

Rrjeti 5G do të mbërrijë së shpejti në Shqipëri përmes teknologjisë shtetërore kineze ‘5G Hauwei’.

Ambasada e SHBA në Tiranë, me ardhjen e kësaj teknologjie të re për operatorët, ka dhënë disa këshilla për qytetarët shqiptarë për mënyrën se si këta të fundit të mbrojnë të dhënat e tyre personale pasi rrjeti 5G të vijë në Shqipëri.

Ambasada amerikane me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ka ofruar një artikull ndihmues, shpjegues dhe këshillues për të gjithë qytetarët përsa i përket risisë së teknologjisë 5G dhe mënyrën se si të mbrohen të dhënat personale digjitale ndaj saj.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Rrjeti 5G do të shtrihet shumë shpejt kudo por a keni besim në kompanitë që po ndërtojnë rrjetet 5G? Si mund ta dini se ato nuk do të keqpërdorin të dhënat tuaja?

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu