Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vizituar qytetin e Durrësit për të parë procesit e rindëtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Disa qytetarë të pranishëm në këtë takim e kanë pyetur se sa do të zgjaste procesi i rindërtimit, se kur do të futeshin në banesat e reja si dhe çfarë masash po merreshin për hajdutët që po vidhnin banesat e braktisura.

Sipas Kryministrit asnjë person nuk ka mbetur rrugëve pas daljes nga hoteli dhe sipas tij janë strehuar në banesa me qera të paguara nga Bashkia.

“Nuk e di sa kohë do të zgjasë rindërtimi. Ne po kërkojmë që ata që po bëjnë rindërtimin të bëjmë mermetim të thellë. Jo të bëjnë një mermetim që të bjerë muri prapë,”-ka thënë Rama në bashkëbisedim me qytetarët.

Bisedë e Kryministrit me qytetarët në Durrës:

Qytetari: Kryeministër kemi mbetur rrugëve. Si do të bëhet kjo punë?
Rama: E kuptoj, pse je rrugëve? Ku? Pse je rrugëve? A je me qera? A po ta paguajmë qeranë? Je në rregull ç’ke? Të lutem, tani më fal. Zonja është brenda shtëpi, ti thua s’ke marrë. Edhe një herë, ai lekët i ka të garantuara përderisa ke lekët. Ti s’ke shkuar nga rruga. Kush ka letrën me vendimit e Këshillit Bashkiak. Kur ka probleme duhet të na bëni me dije se del ndonjë problem me pronarët. Duhet bërë projekti, duhet miratuar, të jetë sipas standarteve.
Qytetari: Duam të dimë cfarë do të bëhet me ne?
Rama: Kur rri ti?
Qytetari: Kam dy ditë që kam dalë nga hoteli
Rama: Shumë mirë ti do rrish me qera. Ne po merremi me këtë punë. Ti prit aty se je në rregull me këtë fatkeqësi.
Qytetari: Por sa kohë do të zgjasë kjo?
Rama: Nuk e di sa kohë do të zgjasë rindërtimi. Ne po kërkojmë që ata që po bëjnë rindërtimin të bëjmë mermetim të thellë. Jo të bëjnë një mermetim që të bjerë muri prap.
Qytetari: Nuk kanë ardhur të verifikojnë banesat.
Rama: Janë bërë me mijëra verifikime. Të gjitha do të verifikohen. Kur të të vijë radha. Nëse ke një ankesë ditën e hënë tek Bashkia bëhen listat.
Qytetari: Deri tani nuk ka filluar asgjë. Në pallatin tim janë futur koshat e plehrave brenda. E dyta po vidhen, edhe instalimet e pallatit.
Rama: E para mos fol pa lidhje. Kur thua nuk ka filluar asgjë, e ke përballë që po mbaron.
Qytetari: E kemi për personale
Rama: Nuk kemi aq njerëz dhe aq mundësi se nuk ka asnjë shtet që të ketë persona aq sa ka apartamente. Ku rri ti?
Qytetari: Tek zona e plazhit me qera?
Rama: Kush ta paguan?
Qytetari: Një pjesë shteti një pjesë vetë
Rama: Shumë mirë, ti do të rrish me qera derisa të të vijë radha
Qytetari: Po na vidhen instalimet elektrike
Rama: Lëri këto instalimet elektrike tani, mos fol kot. Po na vidhen instalimet. Do t’i gjesh të bëra se nuk do të kërkojë njeri.
Rama: Instalimet do të vendosen. Nuk do t’i kërkojë njeri ty.
Qytetari: Dua një zgjidhje imediate
Rama: Nuk ka zgjidhje imediate. Ndërtuesi nuk i fillon ndërtimet pa i miratuar ne dhe pa standartet e kërkuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu