Duke shpjeguar paketën financiare të qeverisë, Rama tha se do t’i jepet çdo personi që ka humbur punën 400 dollarë.

“Për kategorinë e 100 mijë qytetarëve ku thashë përfshihen ata që janë në biznesin e vogël dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe çdo individi do i japim 400 dollarë drejtpërdrejt. Po kështu për ata që e kanë humbur punën 66 mijë, do të japim 2.64 mld lekë dhe do ta marrin 400 mijë lekë direkt. Jemi të vetëdijshëm për turizimin, fasonët, dhe të gjitha prodhueset do të krijohet kapital qarkullues. Por para se të vijmë këtu, në listën e atyre që do të ndihmohen direkt janë edhe 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit do të marrin 400 mijë lekë, pra 4 mld dollarë të tjera”, – tha Rama

“Si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, 10 mijë punonjës në turizëm, 66 mijë punonjës që janë larguar e pezulluar nga biznesi i madh, mbi 14 mln lekë të reja xhiro në vit, 100 mijë punonjës në bizneset e vogla që kanë punuar, por me xhiro minimale dhe nuk përfituan nga paketa e parë, do të marrin 400 mijë lek të vjetra”, – theksoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu