Rifillon saga e radheve te gjata per shqiptaret.

Radhë të gjata janë krijuar pasditen e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Fluksi i madh paraqitet në dalje nga vendi jonë drejt vendit fqinj.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet e ditur se radha e madhe është krijuar për shkak se pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh për shkak se ditën e sotme ka pasur festë në Greqi.

Situata kaotike me trafik dhe radhë të gjata vazhdon prej 3 orësh.

Për momentin pala greke po punon me dy sportele ndërsa dogana shqiptare po punon me 4 sportele.