Nuk kane te mbaruar hallet per shqiptaret. Diten e sotme, qe ne oret e para te mengjesit Pika Kufitare e Kakavijes eshte ”pushtuar” nga qindra automjete te emigranteve shqiptare banues ne Greqi te ardhur per festat e nentorit.
Arsyeja e radheve disa oreshe qendron tek pala greke, sepse po punon vetem me nje sportel. E njejta situate perseritet pothuajse cdo here sa ka ardhje emigrantesh shqiptare per festat kombetare, fetare dhe ato te fundvitit.
Burime te sigurta per JuguLajmit.net bejne me dije se pala shqiptare eshte ne bisedime me palen greke, qe te behet e mundur hapja edhe e disa sporteleve te tjera, si mundesi per eleminimin e radheve lodhese per emigrantet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu