Një person ka humbur jetën, pasi makina të cilën drejtonte ka dalë nga rruga  te Kthesa e Vistogës nga rruga e vjetër e Ballshit duke përfunduar rreth 50 metra në humnerë dhe më pas në lumin Gjanica.

Viktima është Gramoz Isufaj nga Plugu i Lushnjes. Aksidenti nuk dihet saktësisht se në çfarë ore ka ndodhur, pasi kanë qenë banorët e zonës paraditen e sotme që kanë lajmëruar policinë, pasi konstatuan makinën në ujë.Pas mbërritjes, u konstatua se drejtuesi kishte vdekur, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë, por ka qenë vetëm në në makinën tip ‘Ford Fiesta’ . Ne video nga vendi i ngjarjes shikohet kur efektivët e policisë së bashku me banorët e zonës nxjerrin makinën nga lumi Gjanica duke e tërhequr me litarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu