Nga Herion Mesi

Ashtu sikurse ishte thënë që nëse mban prapë pushtetin Rilindja e Ramës, dyndja drejt BE, do të jetë si në kohët biblike, pra rinia do ikë nga Shqipëria.

Shpresa e fundit se mund të kishte një fije dritë për të rinjtë që të shikonin një shpresë për punësim apo jetë me të mirë u venit me 25 prill. Pushtetin e mbajti Rilindja me format e saj djallëzore, duke blerë dhjetra mijëra vota si në “pazarin e Milotit”.

Tashmë kanë filluar të ikin edhe të rinjtë e fundit nga vendi. Ditën e premte dhe të shtunë qindra të rinjë me valixhe me rrobat e fundit nga Shqipëria po iknin nga Rinasi, nga porti Durrësit dhe Vlorës.

Drejt vendeve të BE, dikush që kishte siguruar vizë për në Kanada.

Sot nga pika e Muriqanit në veri të vendit radha me makina ishte me kilometra.

Korrespodenti i Koha Jone për Shkodrën Marin Marku njofton se te pika e kontrollit policia kufitare pyet se ku po shkojnë pasagjerët në makina apo autobuzë. Shumica përgjigjen: Pa kthim, drejt Europës! Nuk kthehemi më! Nuk ka ma shpresë në Shqipëri!

Shumica po shkonin drejt Gjermanisë për punë. Por shumë prej tyre synoni të arrinin në Suedi e Norvegji.

Dhe të vjen keq kur shikon qindra të rinjë e të reja me lot në sy duke u ndarë me prinderit e tyre të moshuar apo edhe të moshës së mesme.

Lot në Muriqan dhe në Rinas kishte këto tre ditë. Tek shikoje se si nuk shqiteshin nga duart e prindërve duke qarë vajza të reja pardje dhe dje në Rirnas, të dridhej shpirti.

Duke u përqafuar vajza me nënën dhe babain; djali me prindërit; kudo lot dhe mallengjim.

Po ikin me vrap nga Shqipëria.

Dikur kishte një “lendina e lotëve” nga Jugu, ndërsa sot “lendinë lotësh” krejt Shqipëria.

Fatkeqsi e madhe kombëtare se si po na ikën rinia nga vendi për fajin e politikës dhe keqqeverisjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu