Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar shqiptarëve dje pas mbledhjes së Grupit Parlamentar në Elbasan, edhe një mandat qeverisës por nuk ka preferuar të prezantojë asnjë ide se çfarë duhet të presin qytetarët në katër vitet e ardhshme, apo bilanc të asaj çfarë ka bërë në këto shtatë vjet, duke lënë të kuptohet se elektoratit i duhet të jetë i kënaqur me faktin se po voton “kryeministrin më të mirë”. Si drejtues politik Rama braktis Vlorën, për t’u zhvendosur në Durrës, ku pritet të jetë dhe kandidat. Në qarqet e tjera bie në sy mungesa e Ministrit të Brendshëm në Lezhë, apo ndarja e Tiranës mes Veliajt, Spiropalit dhe Ervin Bushatit.

Partia Socialiste ka preferuar tmbledhë nga Elbasani grupin e tij parlamentar, për të emëruar drejtuesit politikë të qarqeve për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme, dhe organizimin për fushatën e ardhshme elektorale. Me bustin e Skënderbeut pas krahëve të tij, Rama njoftoi nisjen e betejës elektorale dhe kërkoi një mandat të tretë nga qytetarët, por pa dhënë një bilanc të punës së tij në këto shtatë vite.

Thuajse me të njëjtën retorikë si në vitin 2017, Rama u shpreh se ai ka ambicien dhe vullnetin për të bërë më shumë, duke pretenduar se është kryeministri më i mirë që ka parë vendi.

“Shqiptarët nuk e kanë sot një alternativë më të mirë se sa mua dhe se ju që na vutë në krye të vendit. Këtë ata e dinë. Shumica e tyre nuk e diskuton, por kjo sot nuk më mjafton fare, dhe atyre jo e jo që nuk ju mjafton, – tha Rama, në një pjesë të fjalimit tëtij.

Kundërshtarët
Edi Rama, në fjalën e tij sërish u mundua të gjejë fajtorë për gjithçka të paarritur tek opozita së pari, dhe e dyta tek “kundërshtarët e padukshëm” brenda forcës së tij politike. Për të parët, për opozitën, u shpreh se dobësia e saj ka ndikuar tek mungesa e përmirësimit të qeverisjes dhe kualiteteve të saj, ndërsa për të dytët, se po tregohen të paduruar për të parë rezultatet e qeverisjes së tij.

“Sot nuk është dita për të folur me emra, por shembujtkemi në këtë grup parlamentar dhe fatmirësisht nuk janë pak që duhet ti kërkojmë me qiri. Ama nuk mjaftojnë dhe kjo është sfida jonë, sfida e çdo deputeti këtu të bëhet çdo ditë forca e një shembulli që do të luftojë me ata kundërshtarët e padukshëm, me mërzinë e dikujt, zhgënjimin, lëkundjen, hatërmbetjen, padurimin, me të gjithë këtë terësi ndjesish të brendshme që janë kundërshtarët tanë realë, opozita jonë reale”, tha Kryeministri, duke pohuar që në fund do të jetë ai që do të vendosë firmën në listën e kandidatëve.

Ndërkohë që pranon firon e votave nga partia e tij, Rama shprehet se kjo vjen ngaqë populli pret që të bëhet më shumë nga sa është bërë (sërish pa treguar asgjë konkrete se çfarë është bërë), dhe duke ju referuar kundërshtarit u shpreh se do të merrte më pak vota se tre vjet më parë.

Drejtuesit
Por retorika e arritjeve të Ramës vihet në dyshim kur shikon lëvizjet që ai ka bërë tek drejtuesit politikë të qarqeve duke filluar nga vetja. Vetë Rama ka braktisur Vlorën, ku ka shkaktuar jo pak pakënaqësi për mënyrën se si ka drejtuar atje Partia Socialiste. Mediat raportojnë se vetë Kryeministri gjatë një debati që ka bërë me kryebashkiakun socialist atje në korrik të këtij viti, është shprehur se sondazhet në Vlorë nuk e nxjerrin më shumë se 30%.

Drejtues Qarku në Vlorë do të jetë Damian Gjiknuri. Ndërkohë lëvizje ka pasur dhe në Dibër, ku drejtues politik nuk do jetë më Ilir Beqja por Olta Xhaçka. Beqja do të jetë drejtues politik në Shkodër. Interesant është edhe qarku i Lezhës, ku Rama ka menduar që të qëndrojë sërish Lindita Nikolla duke shmangur kështu figurën e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Tirana është ndarë në tre pjesë, ku në kryeqytet do drejtojë Erion Veliaj, ndërsa rrethinat Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati. Në zgjedhjet e kaluara qarku ndahej mes Veliajt dhe Tahirit. Në Kukënuk do jetë më Mimi Kodheli, por Rama ka emëruar drejtues politik Safet Gjicin. Elbasanin do vazhdojë ta drejtojë Taulant Balla, Fierin Gramoz Ruçi, Gjirokastrën Blendi Çuçi, Korçën Niko Peleshi e kështu me radhë. Të njëjtat figura me të cilat Rama ka qeverisur në shtatë vjet dhe që japin një prelud edhe përsa i përket përbërjes së listës me të cilën Rama, do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme.

Llogaritë elektorale
Lëvizjet e Ramëduken të vonuara po të bëjmë një krahasim me kampin kundërshtar. Partia Demokratike prej më shumë se tre muajsh ka hyrë në fazën e përzgjedhësve të kandidaturave që vijnë nga baza. Emrat që do hyjnë në garë do përzgjidhen mes 3600 propozimeve ku do të fitojnë më të mirët.

Nga ana e tij vetë kreu i PD Lulzim Basha, thuajse çdo ditë ka folur për pikat e programit të PD-së në qeverisje, të cilat përfshijnë ekonominë, arsimin, shëndetësinë, bujqësinë dhe infrastrukturën. Për gjërat që nuk janë bërë apo ato që duhen bërë më mirë. Në fjalimin e Ramës të paktën deri më tani, nuk kemi dëgjuar gjë.

Dhe jo vetëm kaq. Përpos propagandës, (që Ramës me të drejtë i duhet për të karikuar elektoratin) nga një vëzhgim bërë në muajin qershor, rezulton se Rama përballë koalicionit opozitar i ka të pakta shanset për të fituar një mandat të tretë. Sipas projeksionit, Opozita e bashkuar në vitin 2017 mund të kishte fituar deri në 73 mandate.

Në rezultat u morën si të mirëqena dhe votat që Partia Socialiste i mori me anë të manipulimeve. Rezultat të ngjashëm, koalicioni opozitar mund të kishte marrë edhe në zgjedhjet lokale ku mund të fitonte bashki të mëdha si Durrësi, Elbasani apo Korça, dhe shumicën e bashkive në veri të vendit. Kjo ishte dhe arsyeja që detyroi Ramën të bënte ndërhyrjet në Kushtetutë me qëllim për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

Drejtuesit e rinj politik në Qarqe

Tiranë

Qarku – Elisa Spiropali, Ervin Bushati

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Durrës – Edi Rama

Elbasan – Taulant Balla

Korçë – Niko Peleshi

Vlorë – Damian Gjiknuri

Lezhë – Lindita Nikolla

Shkodër – Ilir Beqaj

Kukës – Safet Gjici

Fier – Gramoz Ruçi

Dibër – Olta Xhaçka

Gjirokastër – Bledi Çuçi

Berat – Blendi Klosi

Sandër Lleshaj, i anashkaluari i madh nga Rama
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, një nga ata që demonstroi më shumë devocion ndaj rilindjes dhe shefit, që lëshoi edhe gaz lotsjellës ndaj qytetarëve për të shtypur protestat, ai që ka mbajtur qendrime e deklarata shumë të hidhura dhe provokuese ndaj Opozitës, nuk është caktuar sot nga Edi Rama si drejtues politik në ndonjë qark të vendit për zgjedhjet që po vijnë, sipas të dhënave që kanë dalë në media.

Edi Rama ka vendosur sot në krye të qarqeve, siç e do llogjika njerëzit më të besuar dhe më elektoralë që ai ka. Sandër Lleshaj del se sipas Ramës, nuk është as i besuar dhe as elektoral sa duhet. Tradicionalisht, Ministri i Brendshëm i një mazhorance ka qënë drejtues politik në një zonë të caktuar në zgjedhje, me peshë madje, pasi është një figurë kyçe e një organizate, dhe e një partie.

Vetëm me Sandër Lleshajn kjo nuk ka ndodhur. Kujtojmë se Saimir Tahiri ishte drejtues politik i Tiranës, Fatmir Xhafaj ishte po ashtu faktor, më herët Flamur Noka, Lulzim Basha, Bujar Nishani e Sokol Olldashi. Në vend të Lleshajt, Rama ka zgjedhur për Lezhën Lindita Nikollën. Ka edhe ministra të tjerë që nuk janë caktuar sot nga Rama si drejtues politikë. Por ka një kontradiktë në rastin e Sandër Lleshajt.

Teksa Kryeministri i beson Ministrinë më të rëndësishme në vend, nuk i beson nga ana tjetër drejtimin e një qarku në zgjedhje. Diçka ka ndodhur mes të dyve. Prej kohësh, filtet se ka një krisje në këto raporte. Por sot, gjithçka u bë zyrtare. Kushedi se si zien këtë pasdite kupola e rilindjes. E qartë është seRama ka treguar se tek disa e ka humbur besimin. Dhe më e forta ndarje duket kjo me Ministrin e Brendshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu