Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

Qe prej shkurtit testimet me tampon e me tej ato imunologjike vazhdojne te jene ne shifra mjerane, ne amulli, jo transparence, duke perbere nje nga shkaqet e deshtimi.
–Jemi vendi i fundit ne Europe per numrin e testimeve per 1 milion banore me 10617, kur Serbia ka 60050, Italia 100955 etj.

–Jemi vendi me pozitivitetin me te larte te tyre, gje qe flet per numer te vogel e probleme metodike, qe demtojne kerkimin, psh dje ne Itali u bene 56000 tetime e dolen pozitiv reth 100 persona, ne Shqiperi ne reth 450 testime pozitiv dolen 99!

–Jemi vendi ku testimet behen vetem ne nga nje laborator per tamponin e ato imunologjike, per me keq asnje nga keto laboratore nuk ka publikuar llojin e kiteve qe perdor e karakteristikat tyre.

–Per me teper Zyrtare e deklarojne besueshmerine e ketyre testimeve shume te ulet, reth 70%, shifer kjo e hasur ne kitet kineze, ndersa ato perendimore i kane mbi 95-98%, duke vene ne dyshim keshtu edhe kete qe po behet.

–Paradoksalisht qytetaret, qe bejne testimin e marrin pergjigjen vetem ne telefon, pa u pajisur me nje dokument zyrtar!!!

–Me metoda inkuizicionale e anti shkencore jane ndaluar kapacitetet laboratorike te vendit per te kryer testimet, zgjeruar gamen e volumin e tyre si domosdoshmeri kjo, demton rende shendetin e qytetareve, te drejten e tyre per tu egzaminuar, transparencen, mundesite per te levizur jashte kufijeve, si dhe e fut procesin nen nje mjegull “konspiracioni”.

Ne vendet europiane testime te shume llojeshme kryhen lirshem ne laboratore mjekesore publike e private, ne ato veterinaret e farmacite, pikerisht se diviza “test, test,test, identifikim, izolim, mjekim”, eshte ajo fituesja.
Edhe per keto aresye asistenca e plote nderkombetare, preferenciale ajo italiane, eshte e domosdoshme per ne!

Fotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan ShehuFotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu