Qeveria do të shtojë masat në vendet ku ka grumbillime njerëzish. Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikm për mediat. Sipas Manastirliu do të vendosen kordone në tregje dhe shërbimet e higjenës do zbresin në terren. “Në tregje do të vendoset kordoni sanitar për të ruajtur distancat“, – tha Manastirliu.

“Jemi në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, lufta nuk ka mbaruar”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri këtë deklaratë gjatë një komunikimi me qytetarët duke shtuar se do të forcohen masat për të shmangur në maksimum përhapjen e COVID19.

“Që prej fillimit të epidemisë, Shqipëria ka një kurbë në rritje të moderuar të numrit të të prekurve. Sikundër është fakt se Tirana ka sot disa vatra të reja të përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID19. Shkodra ka vatër të re. Po ashtu Fieri, Durrësi, Elbasani dhe Kavaja. Falë masave të distancimit social të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, sot kemi një numër të prekurish dhe viktimash nga Covid 19, shumë herë më të vogël, se sa do të kish qenë ky numër, po të mos i kishim marrë këto masa”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se nuk do të bëhen hapa mbrapa në drejtim të masave të distancimit social.

“Për fat të keq, në ditët e fundit, të gënjyer mbase nga krahasimi i shifrave të Shqipërisë me ato të vendeve të tjera, shumë prej jush do të kenë menduar se, ia hodhëm dhe kësaj lufte. Jo! E kundërta është e vërtetë. Jemi mu në mesin e një beteje që nuk është ndalur në asnjë moment, me një virus që sot, për shkencëtarë dhe mjekë në mbarë botën, ka më shumë të panjohura, se sa të njohura”, u shpreh Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu