Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, që në muajin korrik të këtij viti, përmes një letre zyrtare kishte paralajmëruar kryeministrin e Edi Rama, ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtejs, Olta Xhaçka, për rrezikun që një tërmet shkatërrues do të godiste Shqipërinë.

Këtë letër, Kreu i Shtetit, e kishte shkruar i shqetësuar nga paralajmërimet që kishte dhënë sizmologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Tselentis kishte paralajmëruar një tërmet apokaliptik që pritej ta godiste Ballkanin, e që do të ishte 30 herë më i fuqishëm se ai që kishte goditur Athinën.

Megjithatë atë kohë mediat pro Edi Ramës dhe ministrat e qeverisë ishin tallur me këtë paralajmërim të presidentit.

Ndërkohë me paralajmërimin e Ilir Metës ishte tallur keq edhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një reagim në llogarinë e saj në ‘twitter’, vetëm dy ditë pas.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyjë atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, kishte shkruar Spiropali më 29 korrik të vitit 2019.

Megjithatë, vetëm afër 4 muaj më pas, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballësh ka shkundur zonat në afërsi të bregdetit, Durrësin e Thumanën.

Si pasojë vdekjen e gjetën 50 persona, mbi 40 u nxorën nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara si pasojë e lëkundjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu