Në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Ukrainën, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se Shqipëria do të japë 1 milionë euro në ndihmë të Ukrainës.

‘Në këtë konferencë ne do të kontribuojmë me 1 mln euro, e di që nuk do të ndryshoje në përfundimin e luftës pra mënyrën si po zhvillohet lufta, por ne jemi të nderuar që jemi këtu. Jam falenderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit dhe të shohim sa më shpejt paqen.’– tha Rama.