Nga Prof. Dr. Tritan Shehu – ish minister i shendetesise

Rastet e djeshme korruptive te deklaruara jane “pjelle” direkte e “monopolit” ndaj testimeve, jane nje “kembane” tjeter alarmi per te vepruar sa me shpejt si e gjithe bota demokratike:

—Te realizohet menjehere liberalizimi i testimeve, domosdoshmeri shkencore, e drejte e njeriut, transparence, levizje qytetare, ndalim i korrupsionit kjo.
Monopoli i testimeve, atyre molekulare e imunologjike ne vetem nga nje laborator eshte nje nga faktoret kryesore te deshtimit ndaj epidemise e mos kontrollimit te saj.
Kjo jo thjesht per numrin me te ulet te tyre ne vendin tone perballe Europes, por dhe per mungesen e transparences, mos besueshmerise shkencore e profesionale etj, qe se bashku me mungesat metodologjike prodhuan ate “Kurbe” te cuditeshme, pra:

—Stimulimi, nxitja, mbeshtetja me kontrollin e nevojshem e te gjitha kapaciteteve publike e private, mjekesore e me tej per tu perfshire ne te tera llojet e testimeve, me tampon, salive, gjak venoz e gjak kapilar, eshte nje domosdoshmeri absolute per te kontrolluar epidemine, sherbyer njerrezve, mundesuar levizjen jashte kufijeve, goditur korrupsionin etj.

—Motoja eshte e duhet te jete: Test, test, test, identifikim, izolim, mjekim!

—Vazhdimi inkuizicional i ndalimit te deritanishem eshte ecja me kokefortesi ne nje rruge kriminale, qe do te kete pasoja tragjike pluridimensionale.

Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu