Nga Prof. Dr. Tritan Shehu

Covid 19, Kjo Qeveri qe na renditi ne fund te Botes, reagon me cinizem e arrogance perballe:
—deshtimit te plote te saj edhe ne baze te shifrave te te infektuarve, me te larta se kurre.
—numerit te vogel te testimeve, qe per cudi edhe rezultatet i komunikohen te testuarve vetem nepermjet telefonit!!!t
—mungeses se nje strategjie e kriteresh testimesh (asnje fjale edhe per karakteristikat e kiteve imunologjike ne perdorim, licencimit ne origjine te tyre), qe ka prodhuar ate kurbe…!!
—mos aktivizimit te mjekut te familjes e gjendjes se pa pranueshme te strukturave spitalore, duke tentuar te fshihet mbas:
a) akuzave cinike ndaj personelit per gjoja mos respektim te rregullave prej tij, kur ne fakt ai u la i pa mbrojtur e i pa testuar, duke u bere viktime e gjendjes se pergjitheshme.
b) hedhjes me cinizem te pergjegjesise tek qytetaret kur keta as me maska nuk jane pajisur, a me keq kane pesuar nje krim kunder “njeriut” nga grumbullimi i qindra forcave e provokimi i protestave me prishjen e Teatrit.
c) deklaratave absurde si ajo e perseritjes se infektimit tek nje i sheruar.
d) “inagurimit” te strukturave fantazem me emertime absurde si ai “spital-karantine”, gje qe nuk egziston as si koncept,etj.
Ne keto kushte duhet ndertuar nga themeli nje strategji reale e bazuar edhe ne konkluzionet e fundit shkencore si ai qe asimptomatiket jane nje burim shume i vogel perhapje, te imunizimit 100%, tek teknikat e reja te testimeve, etj qe te synoje ne:
1- Liberalizim te te dy llojeve te testimeve te tilla ne te gjithe vendin per qytetaret qe desherojne.
2- Testim publik virusal e imunologjik per cdo qytetar me temperature mbi 37,5 ne baze te rekomandimit te mjekut te familjes.
3- Sigurim i masave mbrojtese per te gjithe personelin shendetesor.
4- Sigurim i maskave kirurgjikale per qytetaret.
5- Permiresim i strukturave te terapise intensive e spitaleve ne qender e periferi.
Por fatkeqesisht kjo qeverisje nuk ka as vullnetin e as kapacitetet per te realizuar ate qe duhet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu