Me nje shenim te fundit te bere ne llogarine e saj ne Twitter, Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, konstaton se shkalla e pasgoditjeve të tërmeteve në Shqipëri, pas atij 6.4 të shkallës Rihter që goditi vendin mëngjesin e së martës së kaluar, ka ardhur duke u ulur.

“Siç mund ta shohim, vala e pasgoditjeve të tërmetit që goditi Shqipërinë po vjen duke u shuar. Edhe pse një pasgoditje e fortë është gjithmonë e mundshme përgjatë javëve dhe muajve që pasojnë, aktiviteti do të rikthehet në nivelin normal”, është postimi në Twitter i Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare.

1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu