Nje drejtues automjeti ne gjendje te alkoolizuar, godet ne krye te detyres policin rrugor, nderkohe qe me pas arrestohet edhe per kanabis.
Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne Gjirokaster kur Dhimiter Dukoli 34 vjec nga Gjirokastra emigrant në Greqi, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, lëvizte me shpejtësi në drejtim të Kakavijës. Në afërsi të fshatit Dervician polici rrugor i ka bërë shenjë të ndalonte por ai nuk është bindur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi. Pasi ka ndaluar në afërsi të një pike furnizimi me karburant, ka goditur me grusht punonjësin e qarkullimit rrugor.
Kaq ka mjaftuar qe ai te prangoset dhe me tej gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij i’u gjet cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër nderkohe qe mbi Dukolin rendojne veprat penale te mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, goditje për shkak të detyrës dhe prodhim dhe shitje te lëndëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu