Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, proceduan penalisht shtetasin M. E., 53 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.

Shtetasi ne fjale akuzohet për veprën penale “Pushtimi tokës”.

Procedimi penal i 53-vjeçarit u krye pasi sipas Policisë, në fshatin Xarrë ka pushtuar një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit A. J., 49 vjeç, banues në fshatin Xarrë, bashkia Konispol.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.