Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sot në protestë pasi kanë rreth 4 muaj pa marrë pagat.

Ata kanë kërkuar pagat e prapambetura dhe në shenjë proteste bllokuan automjetet që transportojnë mbetjet nga bashkitë në këtë incenerator.

Mësohet se aktualisht inceneratori është nën administrimin e zyrës për menaxhimin e pronave të sekuestruara.

Në këtë incenerator depozitohen mbetjet e bashkive Fier, Lushnje, Patos dhe Roskovec.