Analisti Agron Gjekmarkaj tha se thirrja për manifestim më 2 mars e Ilir Metës është në funksion të interesit publik pasi, sipas tij,  i duhet vënë një pritë “kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Rama”.

I ftuar në emisionin “Real Story”, ai e ka paraqitur 2 marsin si një test për Ilir Metën për të parë se sa persona do i shkojnë si President i Republikës së Shqipërisë.

“Etilda është një instrument kozmetik i puçit të shtetit, puçin e drejton kryeministrin në kuptimin e plotë të fjalës. Ka disa shkaqe, por ka një deriv totalitare shumë të egër që këta duan të kapin çdo vend që ka mbetur bosh, në 360 gradë, në këtë bazë kanë Kushtetutën që është bërë një levere. Duhet bërë një luftë e tillë, a e ka delirin Meta ta bëjë këtë luftë me dritë hijet e tij në të shkuarën, këtë nuk e di, por them se kjo është në funksion të interesit publik.

Eshtë i vetmuar në ngrehinën e shtetit, dhe është në një institucion që mund të përballet me këtë deriv totalitare. 2 marsin e ka test, të shohim se sa persona do të shkojnë në shesh, të Presidentit të Republikës që po bën një betejë principale pasi i duhet vënë një pritë kësaj tendencë që do të kapë Gjykatën Kushtetuese. Kjo betejë si do të vazhdojë sepse çfarë do të ndodhë në 3 mars. Meqenëse flet për Kushtetutën, do të bindte në kundërshtim me Kushtetutën pasi nuk ja njeh si të drejtë të shpërndajë parlamentin, por kjo betejë duhet bërë, a e bën Ilir Meta, apo një intelektual kjo nuk ka rëndësi”, tha Agron Gjekmarkaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu