Mediat austriake kanë publikuar së fundmi fotografinë e një prej atentatorëve të sulmit terrorist në Vienë, i cili, sipas gazetarit austriak Florian Klenk, është me origjinë shqiptare.

Personi në foto, që dyshohet të jetë Kurtin S., shihet i armatosur me një hanxhar, pistoletë e armë sulmi kallashnikov, dhe me një kapuç në kokë, ndërsa pikaset me një fizik të bëshëm.

Sipas gazetës Kronen Zeitung, pak përpara sulmit, i riu i shpalli besnikëri liderit të ri të Shtetit Islamik, Abu Ibrahim al-Quraishi. Gjithashtu thuhet se ai e kishte lajmëruar sulmin në “Instagram”, ndonëse llogari e tij rezulton tashmë e mbyllur.

Sulmi i djeshëm terrorist në Vjenë, i mori jetën 5 personave – një prej atentatorëve dhe një polic- dhe shkaktoi plagosjen e të paktën 17 qytetarëve.

Atentati i mbrëmshëm erdhi pak orë pasi të hynte në fuqi izolimi, në kuadër të masave anti-Covid.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu