Blerta Karanxha këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, do të jetë përfaqësuesja e më e lartë e shtatë parlamenteve vendore në Qarkun e Gjirokastrës, në një lëvizje brenda radhëve të PS.

Prezantimi i saj është kryer mbasditen e sotme në Gjirokastër nga ana e deputeteve socialiste të Qarkut Mirela Kumbaro dhe Artemis Malo dhe kreut të Këshillit të Qarkut Lindita Rova, gjatë një takimi me forumin e grave të PS.

Deputetet Kumbaro dhe Malo, kanë vlerësuar koordinatoren e re të Lëvizjes “Edhe një” Blerta Karanxha, e cila do të përfaqësojë zërin e këshilltareve nga të shtatë parlamentet lokale në zonën jugore.

Sipas deputetes Kumbaro, përfaqësimi i zonjave në vendimarrjen politike dhe në atë qeverisëse, është model social, emancipues dhe derë e celët për të gjitha gratë që kanë një zë në të mirë të komunitetit.
Vlerësime për zonjën Karanxha, ka dhënë edhe deputetja tjetër socialiste Artemis Malo e cila është shprehur me superlativa për figurën e Karanxhës si një përfaqësuese e denjë e PS në Gjirokastër dhe më gjerë.

Blerta Karanxha u zgjodh këshilltare nga PS në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit të kontestuara nga opozita.

Zonja Karanxha vjen nga bota e biznesit dhe administrimit me një eksperiencë të suksesshme në këtë fushë. Ajo shprehet se do të jetë në terren për të bërë më të mirën për përfaqësimin sa më dinjitoz të grave në Qarkun e Gjirokastrës në vendimmarjen politike cka është dhe deviza kryesore e lidershipit socialist.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu