Policia procedon penalisht Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën dhe Boiken Abazin si tre organizatorët e protestës së sotme të PDIU, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Shpëtim Idrizi, së bashku me simpantizantë të PDIU –së organizuan sot një protestë para ministrisë së jashtme për vizitën së ministrit të jashtëm grek Nikos Dendias. Ata u përplasën me policinë pasi nuk kishte dhëne leje për zhvillimin e protestës.

Idrizi kërkoi heqjen e ligjit të luftës nga Greqia dhe njohjen e çështjes çame. Protesta u shoqërua herë pas here më tensione. Pas protestës te Ministria e Jashtme, ajo është zhvendosur në Kryeministri, ku pritet që ministri grek të takohet me kreun e qeverisë Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu