Vajza 25-vjeçare e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio është arrestuar, pas pjesëmarrjes në protestë në qendër të Manhatanit.

Chiara de Blasio është arrestuar pasi ka refuzuar të lironte një rrugë në Manhattan, ku oficerët ishin urdhëruar të largonin njerëzit. Chiara de Blasio pas pak orësh doli në seancë gjyqësore dhe u la e lirë.

Demonstrata në të cilën Chiara mori pjesë ishte midis atyre të panumërta qe po zhvillohen ne te gjithe vendin  për vdekjen në mënyrë fatale të afroamerikanit, George Floyd.

Kryetari i Bashkisë, Bill de Blasio në një konferencë për shtyp vlerësoi policinë që u tregua e “përmbajtur” mbrëmjen e së shtunës, ndërsa kritikoi gjithashtu veprimet e disa oficerëve.

“Nuk më pëlqeu ajo që pashë. Asnjëherë nuk dua të shoh diçka të tillë. Nuk dua të shoh diçka të tillë përsëri. Duhet të bëjmë një hetim të plotë dhe të shikojmë veprimet e atyre oficerëve dhe të shohim çfarë është bërë, pse është bërë, si mund të ishte bërë ndryshe”, tha kryebashkiaku.

“Por unë gjithashtu dua të theksoj se situata u krijua nga një grup protestuesish që bllokonin dhe rrethonin automjetet policore. Një taktikë kjo që e pame ditët e fundit dhe mund të jetë shumë e rrezikshme për të gjithë. Ne keni parë sulme të drejtpërdrejta mbi oficerët e policisë, përfshirë edhe në automjetet e tyre”, u shpreh de Blasio.

50 agjentë të plagosur dhe tre persona të vdekur 

Demonstruesit, duke sfiduar shtetrrethimin, vazhduan duke iu bërtitur me duar të ngritura agjentëve “mos qëlloni” dhe “ju jeni kërcënimi”. Pas perparimit qe bene, ata u zmbrapsën me gaz lotsjellës ose, siç raportuan disa protestues në CNN, me plumba gome. Disa demonstrues ndezën disa zjarre dhe dëmtuan disa ndërtesa. Ka pasur përleshje të dhūnshme në të cilat janë lënduar 50 agjentë të Shërbimit Sekret.

Ndersa një burrë u vra në Loiusville, rreth mesnatës, një orë pasi u vendos një shtetrrethim në qytet, pas disa ditësh dhe netësh protestash të gjata. Gjithashtu dy persona janë vrarë në përleshjet e Davenport (Iowa).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu