Ka nisur përpara Kuvendit të Shqipërisë në orën 10:00, protesta për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, në të cilën po marrin pjesë akademikë, specialistë të trashëgimisë kulturore, aktivistë dhe qytetarë.

Aktivisti Aulon Kalaja tregoi para medias, fletëpalosjet që do t’ua dorëzojnë sot në dorë, 140 deputetëve të Kuvendit me thirrjen që të mos e shesin Butrintin. Në fletëpalosje thuhet:

Deputetë!

Hiqni dorë !Hiqni dorë!

Mblithni mënt, e tupërohi!

Mos u bëni trathëtorë

Se pastaj do të pendohi!

“Kthejini kamerat dhe shihini, – tha Kalaja, – se si deputetët që paguajmë ne e janë gjoja shërbëtorët tanë, futen në Kuvend me makina që të mos përballen me ne.

Sigurisht që ne nuk kemi ndonjë pritshmëri të madhe, se këta nuk e kanë lexuar fare marrëveshjen dhe kjo qeveri po sillet si ushtri pushtuese, se këtu jemi për Amfiteatrin e Durrësit, që e dhanë me koncension, për pallatin e Brigadave, Drilonin dhe të gjitha kalatë shqiptare.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu