Nga Tritan Shehu ish minister i shendetesise

Aktualisht strategia duhet perqendruar kryesisht ne mbrojtjen e brendshme, qe kerkon urgjentisht, ndonese me shume vonese dhe:
1- forcimin kompleks te rolit te kujdesit tone paresor per minimizimin e perhapjes se brendeshme te virusit, ngritjen e laboratoreve te tjere diagnostike jashte IShP e Tiranes, karantinave etj.
2-forcimin me pajisje, materiale konsumi, masa organizative etj te komponenteve qe luftojne komplikacionet e tij si sistemet e urgjences stacionare e levizese, qendrat e terapise intensive qe trajtojne 10% te te prekurve, repartet e semundjeve infektive, laboratoret etj, kudo ne nivel vendi.
“Strategjia” e grumbullimit ne Tirane te te gjithe rasteve, aq me shume te renda, eshte nje absurditet i rrezikshem.
Kushdo qe mendon se mortaliteti i ketij virusi eshte i ulet ne vehte vete duke e krahasuar ate me nje grip te zakonshem, gabon rende.
Sipas studimeve amerikane mortaliteti i Koronavirusit ne vendet me sistem te mire shendetesor eshte midis 2-3% ndersa ai i gripit te zakonshem diku te 0,1%.
Ndersa ajo cfare po ndodh ne Iran ku mortaliteti sipas njoftimeve zyrtare eshte reth 10% (sipas disa gazetareve eshte reth 25%), tregon se aty ku niveli i sistemit shendetesor eshte i dobet ky mortalitet ngrihet shume.
Mos harrojme se Shqiperia klasifikohet e fundit ne Kontinentin tone per “Kujdesin ndaj pacientit”, gje qe imponon masa ultra urgjente permiresuese te shume llojeshme, duke filluar me nje dislokim te konsiderueshem financiar, pavaresisht sa mund te jene keto efektive tashti per gjendjen e sistemit e mbasi u humben mbi 45 dite kohe.
Vazhdimi me sloganet se kemi “risk te ulet” apo te “fanarit ndricues ne bote”, pa masa energjike e gjthe perfshirese mund te paguhet shume shtrenjte..,ngel vetem te shpresojme te Zoti keshtu.

Fotografia e Tritan Shehu
Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu