Pak ditë pas zgjedhjes së Olsian Çelës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, sot është caktuar edhe zëvendësi i tij. Ky post i është besuar Thoma Janos.

Muaji dhjetor i këtij viti ka qenë një muaj  intensiv për organet e reja të drejtësisë. Pas zgjedhjes së Olsian Celës në krye të Prokurorisë, procesi nisi me betimin e tetë prokurorëve  të SPAK si dhe me zgjedhjen  e Arben Krajës, si drejtues i këtij institucioni,  ndërsa emri i tij u shigjetua  nga politika duke e kategorizuar atë si një ish-hetues i komunizmit.

Numri dy i prokurorisë së përgjithshme, Thoma Jano, ka prekur kupolën e Prokurorisë, pas vitit 1997, kur punoi si kreu i prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës që organi i akuzës drejtohej nga Arben Rakipi.

Në kohën e qeverisë së Fatos Nanos, Jano u emërua zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve. Dhe në kohën kur Prokuroria e Përgjithshme drejtohej nga Theodhori Sollaku dhe Ina Rama, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kurse më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu