Prokuroria e Gjirokastrës ka reaguar përmes një deklarate, e protokolluar dhe e nënshkruar nga drejtuesi Julian Çafka, pas transmetimit te disa edicioneve te transmetuara në emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan. Sa i përket rastit të parë të konfliktit mes Islam Buzherit dhe nipit te tij për çështjen e pronësisë së magazinës në Kordhocë, prokuroria thotë se është e pavërtetë që nga ana e këtij institucioni mbahet qëndrim i njeanshem ne favor të njërës palë. Prokuroria spegon se për këtë rast janë bashkuar disa procedime penale.

Për rastin tjetër, atë të dhunës së ushtruar nga oficeri i policisë gjyqësore Martin Pali ndaj avokates Orgesa Serani, organi i akuzes ne Gjirokaster sqaron se pretendimi se nuk jane administruar pamjet filmike te regjistruara ne ambientet e prokurorise, nuk eshte i vertete, pasi ato jane marre konform rregullave te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale. Nga ana e av. Orgesta Serani eshte kerkuar disa here informacion e shpjegime tek oficeri i policise gjyqesore Martin Pali, nderkohe qe ky i fundit si dhe punonjesit e tjere te prokurorise e kane sqaruar se nuk ka qene detyre e oficerit dhenia e informacionit. Personat e sipercituar kane bere kallezime reciproke kunder njeri- tjetritthuhet në reagim nga kryeprokurori i Gjirokastres Julian Cafka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu