Organi i akuzes ne Gjirokaster, ka reaguar sot lidhur me ceshtjen Katsifas e cila gjate mesdites se sotme permes disa mediave, u perhap lajmi se pas hetimeve doli ne perfundimin se Konstantinos Katsifas u vetvra ne 28 tetor te 2018 ne perpjekje me forcat e RENEA-s ne fshatin Bularat.

Kryeprokurori i Gjirokastres Julijan Cafka, permes nje deklarate per shtyp sqaron pozicionin e organit te akuzes me kete ngjarje dhe cka eshte me e rendesishme se nuk ka dale ne nje akt perfundimtar rreth ngjarjes se 28 tetorit te 2018.

Deklarata e meposhtme e Prokurorise Gjirokaster. 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke u nisur nga transmetimi në media i disa informacioneve ditën e sotme, çmon të nevojshme që nëpërmjet kësaj deklarate, të sqarojë publikun si më poshtë:

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është regjistruar proçedimi penal nr. 824  në datën 24.12.2019, pas transferimit të akteve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.  Ky proçedim penal bën fjalë për ngjarjen ku ka humbur jetën shtetasi Kostandinos Kaçifas. Ky proçedim penal vazhdon të ndodhet në fazën e hetimeve paraprake dhe nga ana jonë nuk është arritur në asnjë konkluzion në lidhje me zgjidhjen e çështjes. Kjo çështje penale është regjistruar për veprat e parashikuara nga nenet 79/dhe 22, 278/1 e 76 të K.Penal.  

Çdo informacion i publikuar në media, pa ju referuar burimeve zyrtare, dëmton rëndë hetimet dhe nuk kontribuon në zgjidhjen e drejtë të çështjes.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër siguron publikun se do të kryejë hetimin me objektivitet e paanësi dhe do të parashtrojë zgjidhjen e drejtë të kësaj çështjeje penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu