Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës Henri Çili është arrestuar në orët e para të mëngjesit nga policia, bashkë me 7 persona të tjerë. Ata janë dërguar fillimisht tek Policia e Tiranës, ndërsa më pas Çili do transferohet drejt Policisë Vendore të Gjirokastrës.
Urdhër-arrestet për ndalimin e tyre janë lëshuar nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi akuzohen për korrupsion pasiv dhe aktiv në fushën e drejtësisë.
Nga ky operacion i cili është finalizar në orët e para të mëngjesit mësohet se janë shoqëruar më shumë se 40 persona të tjerë.