Shqipëria ka qenë në vëmendje të prokurorit të Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, teksa fliste në diplomimin e tij ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche, në degën e ‘menaxhimit të ligjit’, në diskutimin për krimin ekonomik dhe mafian.

Prokurori italian është shprehur se kur ai flet për mafien shqiprare, nuk e ka fjalën për ata të të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont.

Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë sipas tij sepse vjen nga një vend me nivel korrupsioni shumë të lartë, ku një e treta e Shqipërisë është e mbjellur me marijuanë.

Më tej ai ka folur edhe për pastrimin e parave, duke vënë në dukje se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Europë nga aktivitetet kriminale.

Këto para shkojnë sërish në BE, por këtë herë të legalizuara.

‘Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.

Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë.

E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos.

Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine’, deklaroi Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.