Zbardhen detaje të reja nga kërcënimi i prokurorit të vetëm të Përmetit, Asllan Bajrami.

Gazetarja Klodiana Lala, ka kontaktuar me prokurorin Bajrami, i cili ka thënë se plumbin e ka gjetur në pjesën e jashtme të dritares së zyrës së tij.

“Plumbi ishte në pjesën e jashtme të dritares së zyrës. Zyra ime është brenda godinës së Gjykatës së Përmetit, ku ushtrojnë detyrën edhe tre gjyqtarë, dhe që është pronë e Ministrisë së Drejtësisë. Menjëherë sapo kam parë plumbin, i jam drejtuar policisë”,

ka thënë prokurori për gazetaren Lala, ndërkohë, kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, ku pritet të merren edhe kamerat e institucionin, si dhe të pyeten gjyqtarë e civilë për të hedhur dritë mbi të vërtetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu