Nga Tritan Shehu ish minister i shendetesise

Eshte hedhur ne qarkullim nje projektligj “universal” per sistemin tone spitalor nen siglen e Qeverise, por pa autoresi e pa asnje diskutim midis specialisteve, grupeve te interesit, as dhe brenda Ministrise!!
Eshte vecse nje zhgaravine shterpe e nje Qeverie ne ikje, ne nje vend ne kolaps, qe po mbetet pa mjeke e pa spitale, i klasifikuar i fundit ne Europe per “kujdesin ndaj pacientit”.
Ky projektligj perdor si fasade disa shprehje konfuze reth nje preudo autonomie, menyrash financimi e kontratimesh te mjegullta etj, pa harruar PPP-te, qe nuk krijojne asnje premise permiresimi, perkundrazi.
Ai dominohet nga koncepte centraliste bllokuese, si ndarja ne spitale terciar, rajonal e bashkiak; shkelja e te drejtave te njeriut ndaj mjekimit, mos percaktimi i te njejtave indekse kostoje per te gjithe, qendrimi tek praktikat e deshtuara te paketave, ndarja e “autonomise” ne disa nivele sureale me mekanizma financimi jo stimuluese e te pa qarta, etj, gje qe do te perkeqesoje sherbimin e thelloje abuzivizmin.
Ne kete dokument nuk permenden ”motorret” e permiresimit te spitaleve si respektimi i te drejtes se pacientit per te zgjedhur sherbimin e shoqerimi i tij me financim, “spitali ndermarje”, kostoja nepermjet DRG per te gjithe-publik e privat, bashke pagesat, tregu i shendetit me konkurencen, politikat per nivelet profesionale, etj, qe do ta nxirnin sistemin nga “keneta”.
Keshtu pavaresisht nese ai do te shkoi apo jo ne ate ”Kuvend”, fundin e ka ne ”kosh”, per tu zevendesuar se shpejti prej nesh mbas diskutimesh publike, me nje pakete te tere ligjesh zhvilluese per spitalet tona ne agoni.Fotografia e Tritan Shehu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu