Mbledhja e Komisionit të Edukimit dhe Medias është shoqëruar ditën e sotme me debate të ashpra pasi po diskutohet për paketën anti-shpifje. Të pranishëm në mbledhje janë edhe përfaqësues të medias.

Mark Marku ka marrë fjalën ku ka theksuar se kjo paketë e cila pritet të votohet në kuvend brenda këtij muaj, është anti-ligjore dhe cënon lirinë e medias.

Marku u shpreh: Kjo procedurë është jofuksionale pasi nuk përmiresohet një ligj që cënon lirinë e medias. Kushtetuta ia ndalon cdo organi ligjvënës që të cënoje lirinë e medias. Jeni futur ne nje procedure te nje ligji qe cenon lirine e medias. Kjo qe ju po beni është krim ose bashkëpunim ne krim. Une si profesor në fakultetin e gazetarise nuk mund te behem bashkepunetor ne krim. Ky ligj minimalisht duhet te stopohet. Nuk mendoj se si nje ligj mund te behet nga 12 deputete kur kanë kundër cdo organizate për lirinë e medias. Cenoni rënde lirinë e medias, nuk e di kush e ka bëre kete ligj por ai qe e ka bere eshte injorant nga media. Nuk quhet media e shtypur por shtyp i shkruar, ai qe e ka bere do ta shtype median. Mos beni ligje kot, sepse ne do e vazhdojme rezistencen tone dhe ky do jete ligj vetem ne letra Nese e beni”.

Pas fjalës së profesor Markut ka patur ndërhyrje nga ish perkthyesja Kumbaro, e cila eshte edhe deputetete e ”rilindjes” se Qarkut Gjirokaster. Kumbarxhesha, (sic i flasin ne qytetin ku eshte deputete) u perpoq te debatonte me profesorin e nderuar, por kapaciteti i saj i cunguar dhe paaftesia e saj e dalluar, beri qe te largohet nga mbledhja si pule e lagur.

Debati:

Marku-Kumbaros:Po dëgjuat mire, nëse jo ikni. E keni bërë Kuvendin si fugon. Po folët unë iki bashkë me kolegët.

Kumbaro: Qetësohu dhe ruaj etikën.

Marku: Jeni punetorë të një njeriu qe do t’ju shkelë. Figurat e kryeministrit i perkthejme ne ligje. Kap ça te kapësh dhe të besh një ligj. Një metafore dhe e bën ligj. Metafora e kazanit ktheht në ligj. Kjo është diktaturë….

Nderkohe qe Kumbaro largohet pothuasje me lot ne sy nga mbledhja…

Nuk eshte hera e pare qe deputetja e ”rilindjes” largohet nga mbledhjet ne Kuvendin e Shqiperise. Ajo kete ”zanat” ka bere edhe ne mbledhjet e strukturave te PS se Gjirokastres. ku sa here eshte perplasur me socialiste te vertete, ka zgjedhur abandonimin e salles.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu