Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i paqëndrueshëm duke sjellë reshje në të gjithë territorin.

Në zonat veri-perëndimore reshjet do të jenë me një intensitet të lartë duke rrezikuar edhe për përmbytje. Reshjet intesive do të vazhdojnë deri të dielën pasdite.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë:

në zonat malore, nga -2°C në 04°C,

në zonat e ulëta nga 06ºC në 12°C

në zonat bregdetare nga 10°C në 13°C.

Era do të fryej në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu