Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Prof. Dr. Tritan Shehu, ka reaguar pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku u ra dakord që në raundin e dytë dhe të tretë të jetë opozita ajo që do të propozojë emra për kandidatë për presidentin e ri.

Permes nje postimi ne fb Shehu shprehet se Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë funksion apo mandat nga Partia Demokratike për të negociuar, ndërsa maxhoranca lejoi dërgimin e kandidaturave për këto dy raunde pasi nuk i ka votat e nevojshme.

Ja reagimi i plote i Shehut:

“U mbars mali dhe polli një mi”!

Ështe konluzioni i kësaj cfaqje teatrale të sotme në Kryesinë e Kuvendit.

Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe që në momentin që:

1-Rolin “lider opozitar” e kishte përvetesuar dikush, që u paraqit para Ballës pa asnjë funksion të tillë e pa mandat nga PD për të negoziuar, në fakt edhe pa asnjë propozim substancial, qoftë dhe si deputet.

2-Ndërsa Z.Balla & Co, duke e ditur mire këtë fakt thelbësor, veçse e ushqeu me “lugë bosh”, duke i dhënë disa leksione kushtetushmërie, asgjë më shumë…ai vetëm luajti “lojën” e tij, dhe më tej:

–Me “zemergjeresi” hoqi dorë nga dërgimi i kandidaturave të PS për Raundin e 3 e të 4, kur dihet se ata nuk i kanë numrat këto raunde për t’i votuar ato.

–Ai i dha “të drejtën opozitës” të propozimit te kandidaturave, por duke i kujtuar te 20 firmat e domosdoshme, gjë që ja jep qartësisht Kushtetuta këtë.

Kështu ndodh kur shkon për “fasadë” në këtë gjendje, pa “lexuar” as Kushtetutën, si “cjapi tek kasapi”, e pastaj “në vend të vendosësh vetullat nxjerr dhe sytë”!

Ky është bilanci i vetëm për këtë pseudo negocim dhe rezultatet e tij sot.

Një mësim i qartë ky për çdo opozitar, që i hyn aventurizmave te tilla politike, vecse per…..