Në një konferencë për shtyp Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot, se “zgjedhjet nuk kanë përfunduar” dhe se rezultati i ka të gjtiha mundësitë të jetë një rezultat paraprak.

Presidenti Meta foli në veçanti për fletët e pavlefshme të votimit që duhet të hetohen, i’u drejtua gazetarëve më një mesazh:

“Mos u shfokusoni nga procesi i zgjedhjeve!  Mos u çorientoni me lajme të tjera!

Zgjedhjet nuk kanë përfunduar!

Dita e votimeve, po! Administrimi vazhdon! Rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat paraprak, për arsye se procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende ndoshta, por ajo që është më e rëndësishme, procesi i ankimimi apo i kontestimeve nuk ka nisur akoma, se kjo nuk mund të ndodhë pa u shpallur rezultatet nga KQZ.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu