Gjatë konferencës për mediat, të mbajtur sot, Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar atyre që i konsideron si rilindas vendas dhe ndërkombëtarë, duke u shprehur se duhet ta harrojnë se do të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri.

I pyetur nëse do ta njohë vendimin e Kushtetueses nëse shkarkohet, Meta u shpreh se nuk do të ketë asnjë bravë në Presidencë dhe nuk do të blindohet asnjë derë.

Ju thoni nëse 24 korriku është sot, do të doja të ishte që dje. Nuk do të ketë asnjë brave shtesë në Presidencë, nuk do blindohet asgjë, në 24 korrik do bëjmë një festë dhe aty është populli i 2 marsit.

Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar.

Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta, u them atyre, o superbudallenj”, tha Meta.