Fieri u duk se kishte frenuar sa u përket rasteve me koronavirus.

Por ISHP duket ka konstatuar gjashtë raste të reja me koronavirus në Fier.

Bëhet fjalë për anëtarët e një familjeje në lagjen periferike të Fierit, Çeligrad.

Mendohet se mes anëtarëve ka edhe fëmijë. Është e paqartë mënyra se janë infektuar anëtarët e kësaj familjeje. Të 6 anëtarët kanë shfaqur njëkohësisht simptoma dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësorë nëpërmjet numrit të Urgjencës dhe pas testit të 6 anëtarët rezultuar pozitiv.

Ndërkohë po hetohet zinxhiri i këtij rasti. Për momentin anëtarët e kësaj familjeve janë në banesën te tyre, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Familjarët ndiqen nga mjekët herë pas herë.

Vatrat nuk kanë pasur lidhje me njëra-tjerën dhe dyshohet se virusi është marrë nga kontaktet e rastësishme apo mosrespektimi i distancimit social.

Me gjashtë rastet e sotme, Fieri shkon në një total prej 32 personash të prekur deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu