E diel e trishtë! Ka ndërruar jetë ditën e sotme aktori i njohur i humorit shqiptar, Koço Devole. Aktori ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare për shkak se ishte prekur nga koronavirusi, ndërsa prej ditësh qëndronte në intubim.

Siç eshte raportuar dhe më herët aktori Devole pasi kishte qëndruar për disa ditë në spital, kishte ikur në shtëpi dhe më pas ishte rikthyer pasi ishte përkeqësuar. Pas përkeqësimit ai qëndroi në intubim për rreth 8 ditë në spitalin Infektiv, ku edhe ndërroi jetë. Mësohet se Koço Devole ka vuajtuar më herët edhe nga leucemia, e cila ka sjellë ndikim tek gjendja e tij shëndetësore.

VEPRA DHE JETA
Devole, me origjinë nga fshati Sinjë i Beratit, ishte një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole ishte karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.
Në vitin 1946 familja e Koço Devoles u zhvendos në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramaturgji në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi u cilësua si i patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë përkrah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për “gabime” ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Televizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997, me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-së e shkarkon si të paaftë. Devole u detyrua që të emigrojë me familjen në ShBA.

 

 

Në vitin 2004 – 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin “Fiks Fare” si dhe në spektaklin humoristik “Portokalli”. Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite

Çanta e zeze 1986
Gjuetia e fundit 1992
Të gjallë apo të vdekur 1996 – [1]
Çanta me nje milion 1993

Oreksi i madh 1994 [2]
Nje dite i cmendur 1995
Revolja e heroit 1996
Pushime në Romë 1996
Mos shko o trim 1997
Tre shoke pa sherbyesen 2001 [3]
Karafili dhe Kleopatra 2001 [4]
Milioneri 2005
Na ishte njehere Shqipëria 2009
Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne “Telebingo Shqiptare” humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole është autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e Estradës së Tiranës, Fierit, Beratit etj. Ne vitin 2013 interpreton ne serialin komik “O Sa Mirë ” ne rolin e profesorit të historisë Akil Boga.
Po ashtu, në vitin 2013 filloi të punojë si aktor në Serialin Shqiptar “O Sa Mire”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu