Prefekti i Gjirokastres Astrit Aliaj, ka thirrur në një takim drejtuesit vendorë në kuadër të luftёs kundёr kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

këtë takim ishin të pranishëm kreu i Drejtorisë Vendore të Policisë Perlat Vatoci, drejtues të lartë të Bashkisë Gjirokastër si dhe administratorët e njësive administrative. Në fokus të këtij takimi ishte zbatimi nga ana e bashkisë Gjirokastër i detyrave të ngarkuara nga “Plan-Veprimi Vendor 2020” në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Prefekti Aliaj theksoi se Qarku i Gjirokastrës, konsiderohet një nga qarqet me riskun më të lartë në drejtim të kultivimit të kanabisit dhe se ka ardhur momenti që kjo njollë të hiqet njëherë e përgjithmonë. Për këtë, çdo drejtues institucioni në nivel vendor duhet të marri më shumë përgjegjësi duke intesifikuar punën në drejtim të kontrolleve në terren.

Njësia e Vetëqeverisjes Vendore duke qenë zot në territorin e saj, ka për detyrë të monitorojë çdo centimetër toke dhe të mos lejojë asnjë veprim të kundraligjshëm të kryhet brenda këtij territori. Duke kombinuar monitorimin nga ajri me kontrollet në territor, në bashkëpunim me pushtetin vendor, nuk do të lejohet më që Qarku Gjirokastër të përfshihet në listën e zezë të kultivimit të kanabisit.
Ndër të tjera, Prefekti i qarkut, ka lënë edhe disa detyra për bashkinë Gjirokastër si:
Krijimi i një liste me të gjithë emrat e përsonave që kanë marrë sipërfaqe kullosore, pyje dhe toka të lira të dhëna me qera.
Krijimi i një liste me të dhënat e çdo burimi ujor, liqeni të përkohshëm si dhe çdo vije ujore, që mund të përdoret për qëllime jo të ligjshme.
Ndërgjegjësimi i çdo qytetari që të raportojë tek institucionet ligjzbatuese për çdo dyshim apo veprim të kundraligjshëm në territor.
Bashkia Gjirokastër të nënshkruaj një deklaratë me çdo administrator të njësive administrative, ku të shprehin qartë pranimin e detyrimeve të ngarkuara nga zbatimi i “Plan-Veprimit Vendor 2020” dhe në rast të mos zbatimit të detyrave do të ngarkohen me përgjegjësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu