Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga Covid-19, prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka ngritur Komisionin e Mbrojtjes Civile.

Në funksion të kreut të këtij komisioni sot zoti Aliaj zhvilloi një conference call me të gjithë kryetarët e njësive të qeverisjes vendore të Qarkut Gjirokastër.
Prefekti Aliaj vlerёsoi punёn e deritanishme nga kryetarët e njësive të qeverisjes vendore dhe drejtuesit e institucioneve përgjegjëse për përballimin e situatës së krijuar.
Me qëllim ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë nga strukturat shtetërore, në kushtet e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19 prej bashkive të qarkut Gjirokastër dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror po verifikohen listat e shtresave në nevojë, të cilëve do t’ju ofrohen ndihma në ushqime, medikamente dhe shërbime të tjera të nevojshme.

Nga ana tjetër, prej Drejtorisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Drejtorisë Rajonale të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor po ofrohet asistencë për pacientët dhe shpërndarje e medikamenteve të rimbursueshme në banesë. Gjithashtu, për shpërndarjen e pagesave mujore nga programi i sigurimeve shoqërore, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti i të moshuarve, prej Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe Filialit të Postës Shqiptare po bëhet dorëzimi i pensioneve në banesë.
Prefekti i qarkut ndër të tjera në këtë komunikimin online bëri thirrje për sensibilizim të vazhdueshëm të qytetarëve, kryesisht ndaj të moshuarve, për të evituar daljet dhe për të respektuar fashat kohore të lëvizjes.
Fatmirësisht në Qarkun Gjirokastër nuk shënohet asnjë rast i infektuar me virusin COVID-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu