Prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj zhvilloi një takim me punonjësit e Sektorit të Policisë Rrugore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Në fjalën e tij, prefekti Aliaj shprehu falenderimet për punën e bërë dhe bashkëpunimin e ofruar Sektorit të Policisë Rrugore në mënyrë të veçantë si dhe gjithë sektorëve të tjerë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve dhe për të qenë pranë tyre për garantimin e një mjedisi të sigurt në qarkun tonë.
Aliaj ndër të tjera theksoi masat që duhen marrë për parandalimin e aksidenteve rrugore duke bërë përcaktimin e vendeve të njohura si “njolla të zeza” dhe vendosjen e patrullave apo të sinjalistikës së nevojshme rrugore.

Gjithashtu prefekti i Gjirokastres nënvizoi përdorimin e formave të sensibilizimit dhe të ndërgjegjësimit nga ana e punonjësve të policisë rrugore për rastet e shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në përfundim të takimit, zoti Aliaj kërkoi fokusimin e punës së sektorit të policisë rrugore në mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor, sidomos gjatë ditëve festive, kur pritet rikthimi i emigrantëve në vendlindje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu