Pa hyrë shumë në përmbajtjen e këtij projekti sa antikushtetues, aq dhe diktatorial(nuk është gjë tjetër, veçse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia), pasi e kemi bërë dhe do ta trajtojmë përsëri, me të drejtë kujtdo i lindin pyetje:
Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt? Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK??
Ka një mekanizëm kontrolli për gjykatësit dhe prokurorët, që është VETINGU dhe institucionet e reja të drejtësisë.
Ato mund të hetohen nga SPAK, apo të kontrollohen nga KLP dhe KLGJ. Këto organe kanë çdo mekanizëm reagimi ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mendohet se janë të korruptuar.
Ekzistojnë ligjet për këto çështje.
Por problemi qëndron në faktin se koka e KÇK është vetë Rama. Nuk mund të luftojë Rama, Ramën.
Shikoni vetëm rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar; kush i zgjodhi? Ndaj dhe deri në largimin e tij do të lulëzoj vetëm krimi dhe korrupsioni. Ndaj dhe duhet larguar Rama që të fillojë eliminimi KÇK-s.