Një burrë është vënë në prangat e policisë së Sarandës i akuzuar për ngacmim seksual.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 41 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase 52 vjeçe, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.