Policia e Fierit ka arrestuar një 33-vjeçari pasi shpërndante lëndë narkotike.

Referuar të dhënave të policisë, në pranga ka rënë Vangjush Bitri, i cili u kap në mjet me 25 doza kokainë, të vendosura në kuti.

Dozat e kokainës, u gjetën gjatë kontrollit të autoriteteve në makinën e Bitrit, ku gjithashtu u gjetën edhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.