Prangosen teksa u kapen duke transportuar tre klandestinë kundrejt fitimit, sekuestrohet automjeti dhe tre aparate celularë. Kane qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, të cilet arrestuan në flagrancë J. Z., 31 vjeç dhe A. M., 42 vjeç, te dy nga Tirana.

Arrestimi i tyre ndodhi pasi, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetin tip “Lancia”, tre klandestine në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe tre aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu