Kapet 29 vjeçari nga Tepelena me doza kanabisi.

Kane qene specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Policine e Gjirokastres dhe Tepelenes te cilet arrestuan në flagrancë E. C., 29 vjeç nga fshati Dhëmblan, Tepelenë.

Mesohet se ai u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, tip “Mercedez-Benz”, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, iu  gjetën 72 doza me kanabis.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij policia zbuloi dhjetëra doza cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 72 doza me lëndë të dyshuar narkotike, një automjet dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.