Arrestohet në flagrancë një i ri nga Mallakastra dhe procedohet në gjendje të lirë një shtetase, për dhënie ndihmë për kalim ilegal të kufirit dhe falsifikim dokumentash.

Gjithcka ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijs kur R. L. u kap nga shërbimet policore duke i dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit një gruaje me inicialet B.V.

Për rjedhojë specialistët e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, prangosën në flagrancë 23 vjecarin R.L. nga Greshica e Mallakastrës duke tentuar të kalonte një grua në drejtim të Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë Gjirokastër për gruan 32 vjecare me iniciale B.V. mbi të cilën rëndon vepra penale e falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve pasi nga kontrolli i ushtruar prej policisë, në pasaportën e saj u konstatuan vula false.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu